75 Mall Live Search
01:26 / E Diele, 25 Qershor 2023 / MSH

FSK niset për në Pejë

Njësitet e kërkim-shpëtimit në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës janë nisur drejt Pejës.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Këto njësite u nisen pasi në Pejë është shkaktuar kaos i vërtetë si pasojë e vërshimeve dhe përmbysjeve.

“Të nderuar qytetarë, Njësitë tona të kërkim-shpëtimit tashmë janë nisur për në qytetin e Pejës, do të jenë aty ku ka nevojë për t’iu dalur në ndihmë në këtë gjendje të rëndë. Me të gjitha kapacitetet tona jemi në dispozicion për të tejkaluar këtë situatë” bëri të ditur ministri Mehaj.

Kujtojmë që reshjet kanë vështirësuar qarkullimin e banorëve në qytet, teksa shumë shtëpi janë demoluar nga depërtimi i ujit.

Në disa zona të qytetit ka përmbytje, aksidente dhe dëme të mëdha materiale.