75 Mall Live Search
14:51 / E Premte, 03 Tetor 2025 / KV

FSK përgatit liderë të rinj në Kursin e Liderit Luftarak

Në kuadër të zhvillimit të kapaciteteve, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes ka përmbyllur me Kursin e Liderit Luftarak, i cili është dizajnuar për të përgatitur liderë të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre.

Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit u pajisën me aftësi praktike dhe njohuri taktike, duke fituar përvojat e nevojshme për të operuar me efikasitet në situata sfiduese.

“Programi i trajnimit ka përfshirë zhvillimin e aftësive të vendimmarrjes, komunikimit, menaxhimit të burimeve dhe drejtimit të operacioneve në terren”, njoftoi Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një njoftimi në Facebook.

Sipas FSK-së, ky kurs kontribuon në rritjen e profesionalizmit të ushtarakëve tanë dhe përgatitjen e tyre për të marrë përgjegjësi më të larta në strukturën e Forcës, “duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e përgjithshme operacionale të Forcës”.