09:16 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

FSK po merr krahë, do bëhet me depo të armatimit në tre komuna

Ministria e Mbrojtjes përgjatë nëntorit të vitit të kaluar ka arritur të nënshkruante një kontratë të re.

Këtë herë, dikasteri që udhëhiqet nga Anton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka arritur të nënshkruajë një marrëveshje, që ka të bëjë me ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e Forcave të Armatosura të Kosovës (FSK) në Ferizaj, Gjilan dhe në Istog.

Projekti në fjalë, sipas një njoftimit do të zgjasë dy vjet, shkruan IndeksOnline.

Kontrata në fjalë kësaj minsitri i ka kushtuar 519. 870, 81 euro, derisa tenderi në fjalë iu është dhënë operatoratorëve ekonomik “Alpo” Sh.P.K dhe “Intermeco L.L.C”.  

Tutje, bëhet me dije se tenderi me çmimin më të lartë, të përgjegjshëm ka qenë 699. 874,25 euro.

“AK i MM-së, ka për qëllim që të lidhë një kontratë  me një OE-në, që do të ketë kapacitet të kryejë ndërtimin e depove të armatimit në kazermën e FSK-së në Ferizaj, Gjilan dhe në Istog (project 2-vjeçar)  Realizimi i kontratës duhet të behet sipas specifikimti teknik të kërkuar dhe TeR të përcaktuar në dosjen e  tenderit dhe në njoftimin për kontratë. Qëllim i realizimit të kësaj kontrate është  ngritja e operacionalitetit dhe efikasitetit në kryerjen e detyrave sipas misionit të MM-së dhe FSK-se”, thuhet në përshkrimin e kontratës të publikuar nga prokurimi./IndeksOnline/