FSK së bashku me “Plisat” dhe Komunën e Prishtinës, shpërndajnë pako ushqimore

Tifo grupi nga Prishtina, “Plisat” nën organizimin e Komunës së Prishtinës kanë ndihmuar në shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë.
Po ashtu në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe FSK-ja dhe grupe të ndryshme vullnetare, shkruan IndeksOnline.
Këto aktivitete janë duke u bërë në kuadër të Komunës së Prishtinës, për t’i ndihmuar ato familje me situatë të rënd socio-ekonomike, pas situatës së fundit të krijuar në vend.