75 Mall Live Search
07:39 / E Premte, 04 Korrik 2025 / Z S

FSK-së sot i shtohen kadetët, diplomon gjenerata e 2025-ës

Gjatë ditës së sotme do të mbahet ceremonia e diplomit të kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës të gjeneratës 2025.

Sipas një njoftimi për media të kësaj force, ceremonia zhvillohet në orën 10:00 në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

“Në ceremoninë e Diplomimit do të marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë, oficerë e nënoficerë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, mysafir e familjarë të kadetëve”, thuhet në një njoftim për media të FSK-së./Indeksonline/