FSK trajnohet në bazën e Forcave Detare të FARSH

Qendra Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim-Shpëtimin ( QNTKSH) e Gardës Kombëtare të FSK ka zhvilluar trajnimin rifreskues në zhytje në Bazën e Forcave Detare të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Pashaliman, Vlorë.
Ky trajnim sipas njoftimit kishte për qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kapaciteteve ekzistuese, si dhe ngritjen e aftësive të reja në funksion të rritjes së efikasitetit në operacionet ujore, pjesëtarët janë trajnuar për teknikat e kërkimit dhe shpëtimit në mjedise ujore, navigim, si dhe planifikimin dhe realizimin e zhytjeve.
“Ky trajnim shërben si një element kyç për përgatitjen e vazhdueshme dhe profesionalizmin e ekipeve të kërkim-shpëtimit, të cilat janë të gatshme të përgjigjen me efikasitet në çdo situatë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet nga FSK.