75 Mall Live Search
15:05 / E Mërkurë, 11 Mars 2026 / b l

FSK vizitë në shërbimin mjekësor të Bundeswehrit Gjerman

Me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit Gjerman dhe me urdhër të KOMFSK, një delegacion Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së është takuar me Gjenerallejtënant Dr. Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NALT.