11:24 / E Martë, 11 Gusht 2020

FSSHK njofton pezullimin e protestës, pas komunikimit që kishte me Zemajn

Këshilli Organizativ i Protestës së FSSHK-së, përmes një e-maili zytar, ka njoftuar se kanë pezulluar protestën e paralajmëruar.

Ky vendim vjen pas takimit të tyre me Ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi që ky i fundit u zoyua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen.

Ky është njoftimi i plotë:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinionin e gjerë dhe gjithë anëtarësinë se pas komunikimit me Ministrin e Shëndetësisë Z. Armend Zemaj përgjatë takimit të zhvilluar dje me datën 10.08.2020, i cili u zotua se kërkesat e FSSHK-së do të realizohen dhe për këtë ka marr edhe mbështetjen e Kryeministrit, si dhe pas Vendimit për ndalimin e Protestës nga ana e organeve të rendit, Këshilli Organizativ i Protestës duke i respektuar zotimet e Ministrit, institucioneve shtetërore të MPB-së si dhe shëndetin e popullatës merr vendim që të PEZULLOJË Protestën e paraparë me datë 12.08.2020 dhe ti hap rrugë dialogut social.