12:28 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

FT: Evropa vendos 25 shtete në listën e zezë të parajsave tatimore

Më shumë se 20 shtete do të gjenden në listën e zezë evropiane të çerdheve tatimore, të cilën BE-ja do ta publikojë sot në vazhdim të luftës kundër shmangies së tatimeve, shkruan gazeta britanike Financial Times.

Pothuajse 25 vende do të përfshihen në draftin e këtij dokumenti, të cilin e ka hartuar Këshilli Evropian për kodeksin e sjelljes, i përbërë nga ekspertë nga secili vend anëtar i Bashkimit Evropian, shkruan FT.