Ftesa e presidentit Thaçi për Kurtin, ja kur pritet të mbahet takimi
Indeksonline ka siguruar ftesën që presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka bërë kandidatit të nominuar për kryeministër, Albin Kurti për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Ju ftoj që të merrni pjesë në takimin konsultativ për caktimin e mandatit për formimin e Qeverisë. Në pajtim me nenin 84 (14) dhe nenin 95.1. të Kushtetutës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e përcaktuar në Kushtetutë për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë”, thuhet në ftesën e Thaçit dërguar Kurtit.
Indeksonline dje kishte raportuar ekskluzivisht se takimi do të ndodhë sot, gjë e cila tani është e konfirmuar.
Takimi do të mbahet sot nga ora 13:30 në kabinetin e presidentit Thaçi. /Indeksonline/
