75 Mall Live Search
10:49 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Ftesa që ka marrë Ramush Haradinaj nga Amerika për Lutjet e Mëngjesit

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka marrë ftesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Lutjet e Mëngjesit, e cila ceremoni do të mbahet më 6 shkurt.

Në këtë event, i cili është tradicional marrin pjesë emra e personalitete të njohura nga e gjithë bota.

IndeksOnline sjell ftesën që Haradinaj ka marrë nga dy anëtarë të Kongresit Amerikan, John Moolenaar dhe Thomas R. Suozzi.

Ky është viti i 68-të, që Amerika mbanë Lutjet e Mëngjesit, e cila drejtohet nga presidenti./Indeksonline