12:26 / E Premte, 19 Shkurt 2021 / indeksADMonline

FTESË PËR OFERTË PËR OFRUES TË KUALIFIKUAR PËR REALIZIM TË PUNIMEVE

Numri kërkesës për ofertim: 001/21
Data e publikimit19.02.2021
Data e mbylljes:26.02.2021
Titulli i kontratës:Kontratë për shërbime konsulente apo edhe individ të specializuar pëer të ofruar shërbime në dizajnimin dhe funksionalizimin e një web-portali
Autoriteti KontraktuesInstituti për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogel (IESB)
Adresa:Bill Klinton 57, 10000 Prishtine
E-mail:info@iesb-ks.org

1. HYRJE

Instituti për Ndërmarrësi dhe Biznes të Vogel (IESB) është bartëse e implementimit të projektit “Qëllimi i përmirësimit të cilësisë së jetesës dhe zhvillimin ekonomik për pjestarët e komuniteteve jo-shumice që jetojnë në Kosovë”  të financuar nga Zyra për Çështje të Komuniteteve (ZÇK) në kuadër të Zyres së Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe fton subjektet të paraqesin ofertat për punët në vijim:

IESB kërkon komapni konsulente apo edhe individ të specializuar për të ofruar shërbime në dizajnimin dhe funksionalizimin e një web-portalit për ofrimin e informacionenve të integruara për shpalljet dhe mundësitë e trajnimeve. Portali ka qëllim të oforjë infomracione në një vend për  komunitete, gratë, dhe të rinjtë me trjanime dhe me tregun e punës, në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe. 

Kompania/individet zhvillues të softwerëve që operon në fushën e teknologjisë. Kompania do të dizajnoj dhe zhvilloj softwerin në bazë të kerkesave tona në menyrë që përdoruesit të kenë çasje në web dhe mobile. Pas blerjes së softuerit do të zhvillohet një reklamë që promovon dhe shpjegon platformën. Gjithashtu një pjesë e mjeteve do të përdoret për marketing në rrjete sociale.    

Të ofrohet çmimi për dy gjuhë: shqip dhe gjuhë serbe.

Qëllimi i kësaj ftese për ofertim është të identifikojë ofruesit e kualifikuar për realizimin e punimeve. Ofertuesit e interesuar duhet të kenë kapacitet për të ofruar realizimin e detyrave të lartëcekura. Kompanitë duhet të ofertojnë sipas kërkesës të paraqitur në këtë dokument.

2. KËRKESAT SPECIFIKE PËR IMPLEMTIM

Të gjitha Kompanitë e interesuara duhet të dorëzojnë ofertën e tyre siç parashihet më poshtë.

Ofertat duhen të ofrojnë informacionin e mëposhtëm:

  1. Bizneset aplikuese duhet të jenë të regjistruara në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Bizneset aplikuese duhet të dorëzojnë kopjen e certifikatës së regjistrimit;
  2. Duhet të shënohet  numri i ftesës për ofertim,
  3. Duhet të ofrohet  vlefshmëria e ofertës. (Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 15 ditë),
  4. Në rast se TVSH-ja nuk është përcaktuar, IESB-ja do të konsiderojë se çmimi përfshinë TVSH- në,
  5. Oferta financiare duhet të jetë në Euro dhe të ceket çmimi për njësi (me te gjitha taksat),
  6. Ofertat mund të përgatiten në ndonjërën prej gjuhëve zyrtare në Kosovë apo në gjuhë angleze,
  7. Oferta duhet të dorëzohet në formë elektronike në e-mailin info@iesb-ks.org

3. SHËNIM ME RËNDËSI:

  1. Mosplotësimi i ndonjërit prej kushteve të detyrueshme për pjesëmarrje ju diskualifikon nga pjesëmarrja e mëtejme në vlerësim të Ofertës suaj.
  2. Çdo palë e interesuar mund të bejë ankesë pranë autoritetit kontraktues brenda afatit 7 (shtatë) ditë nga data e njoftimit.

4. KUSHTET DHE RREGULLAT E KUALIFIKIMIT

  1. Oferta duhet të dorëzohet në emailin zyrtar të IESB-së: info@iesb-ks.org
  2. Afati i fundit i dorëzimit të ofertës është 26 Shkurt 2021, ora 16:00.
  3. Për çdo pyetje, mund të dërgoni kërkesë me shkrim përmes email-it në këtë adresë: info@iesb-ks.org . Pyetjet pranohen deri më 24 Shkurt 2021
  4. Hapja e ofertave do të bëhet me 01 Mars 2021 ora 13:30 nga Komisioni përzgjedhës  (i përbërë nga 3 anëtarë) dhe të gjitha palët e interesuara kanë të drejtë të jenë prezent.
  5. Me rastin e hapjes së ofertave dhe në rast që shtrohet nevoja, Komisioni Vlerësues ka të drejtë të bëjë pyetje shtesë ndaj ofertuesve. Pyetjet do të komunikohen tek të gjitha palët.
  6. Ofertat do të vlerësohen në bazë të kritereve të mëposhtme kualitative dhe kuantitative.
KRITERET%
1. Kriteret Kualitative
    1.1. Kapacitetet e kompanisë40%
2. Kriteret Financiare
    2.1. Ofertë ekonomikisht më e favorshme60%
Total: 100%