75 Mall Live Search
16:45 / E Premte, 12 Mars 2021 / Blerim

Ftohen nga trajneri Reja dy super-futbollistët shqiptarë, njëri ka probleme me vizë!

Kombëtarja e Shqipërisë këtë muaj do të ketë tri ndeshje të vlefshme për parakualifikimet për Kampionatin Botëror të Katarit 2022.

Shqipëria ndeshjen e parë do ta luaj ndaj Andorrës si mysafir me datën 25 mars, pastaj me Anglinë me 28 në “Air Albania”, ndërsa me datën 31 do të takohet me San Marinon, shkruan IndeksOnline

Kombëtarja shqiptare ende nuk e ka publikuar listën e futbollistëve për këto ndeshje, por IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se Lorenc Trashi dhe mbrojtësi i Atalantës, Berat Gjimshit kanë marrë tashmë ftesë nga trajneri, Edi Reja për ndeshjet e marsit.

Por, Trashi ende ka probleme me vizën si shkak i udhëtimet nga Kuvajti për në Shqipëri, duke llogaritur rregullat për Covid-19./IndeksOnline/