17:40 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Fuksionalizohet fluturakja e parë elektrike, e gatshme për pasagjer (Video)

Para disa ditësh u raportua se fluturakja e parë është gati për testim, ndërsa tani kompani që e prodhoi atë pohon se ky mjet fluturimi i cili do ti takoj së ardhmes tani është i gatshëm për përdorim.

Në prill të vitit të kaluar, bashkë-themeluesi i Google Larry Page, publikisht njoftoi se po ndërtonte një makinë elektrike fluturuese nëpërmjet një kompanie të quajtur Kitty Hawk.

Një video tregoi një avion prototip që fluturonte mbi ujë, por ishte e paqartë kur do të miratohej nga rregullatorët.

Tani, sipas The New York Times, Kitty Hawk do të njoftojë të martën se ka arritur një marrëveshje me qeverinë e Zelandës së Re për të testuar avionin e saj në mënyrë që të marrë zyrtarisht certifikatën për fluturim në vend.

Këtë herë, megjithatë, ambiciet e Kitty Hawk janë më të mëdha. Kompania, e cila operon në Zelandën e Re përmes një kompanie të quajtur Zephyr Airworks, ka qenë në diskutime me rregullatorët e Zelandës së Re për një vit e gjysmë dhe shpreson të fillojë një shërbim komercial fluturues në tre vjet.

Raporti thotë se Kitty Hawk po punon tashmë në një fluturake taksi dhe ka në plan të drejtojë të gjithë operacionin vetë. Avioni quhet Cora dhe ka 12 rotors me bateri, me aftësinë për të mbajtur dy pasagjerë rreth 62 milje. /Indeksonline/