09:55 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / C E

Fulham mbush arkat, 166 milionë euro pasi u inkuadrua në Premierligë

Fulham mbrëmë është inkuadruar në Premierligë pasi në finalen e Play-offit mposhti Brentfordin me rezultat 2-1.

Dy golat e Bryan bënë që skuadra e Fulhamit të rikthehet në nivelin më të lartë të futbollit anglez.

Me këtë rast, skuadra fituese ka arkëtuar 166 milionë euro nga promovimi.

Kjo ndeshje konsiderohet si më e shtrenjta dhe skuadrat kanë një arsye të madhe që luftojnë për tu ngritur në Premierligë. /IndeksOnline/