Full Cash: 53-vjeçari arrestohet në Kakavijë, iu kapën mbi 50 mijë euro

Një 55-vjeçar është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Kakavijë.
Pas kontrollit në çantën e A.XH, u gjetën dhe u konfiskuan 53 mijë e 500 euro, të cilat sipas policisë ishin të padeklaruara.
“Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët për hetimin e krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasin A. XH., 55 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Vendore të Policisë në Gjirokastër.