75 Mall Live Search
11:49 / E Enjte, 31 Janar 2019 / indeksADMonline

“Full energy”, Haradinaj në këmbë deri në qeveri

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj në orët e paradites ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit kombëtar, Zahir Pajaziti.

Haradinaj është shoqëruar edhe nga vëllau i Zahirit, Bajrami, shkruan Indeksonline.

Pasi vendosi kurora lulesh, Haradinaj së bashku me vëllaun e heroit kanë ecur përgjatë sheshit i cili poashtu mbanë emrin e legjendarit “Zahir Pajaziti”.

Ani pse ditëve të fundit, agjenda e kryeministrit Haradinaj ka qenë tejet e ngarkuar, Haradinaj duket se e ka nisur ditën me plotë energji. /Indeksonline/