75 Mall Live Search
10:36 / E Hënë, 08 Shtator 2025 / AR

Full operacione në fytyrë, fansat nuk e njohin këngëtaren e njohur

Këngëtarja amerikane Jessica Simpson u shfaq në MTV Video Music Awards dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Jessica nuk kishte qenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për gati dy dekada dhe tani paraqitja e saj ishte kryefjala e mbrëmjes, transmeton Indeksonline.

Ajo mbante veshur një fustan të zi gjysmë transparent dhe shumë komentuan për fytyrën e saj, duke hamendësuar se çfarë ndërhyrjesh kishte bërë Xhesika.

Komentuesit në X vunë re fytyrën e ngrirë si dhe buzët më të plota të Jessica-s.

“O Zot, kjo është Jessica Simpson? As nuk e njoha”, shkroi një shikues. Një tjetër ishte më i drejtpërdrejtë: “Ju të gjithë e teproni me kirurgjinë plastike dhe buzët e fryra. Jeni kaq të shëmtuara dhe modele të këqija për të rinjtë tanë”./Indeksonline/