75 Mall Live Search
22:42 / E Diele, 18 Janar 2026 / G T

Fullkrug i jep fitoren Milanit ndaj Lecce-s

Milani ka regjistruar një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce, duke triumfuar 1:0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të Serie A.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Niclas Füllkrug në minutën e 76-të, duke i siguruar kuqezinjve tre pikë të çmuara në garën për objektivat e sezonit.

Milani dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes, ndërsa Lecce u mbrojt me disiplinë, por nuk arriti të shmangë golin vendimtar në pjesën e dytë të sfidës./Indeksonline/