75 Mall Live Search
09:15 / E Martë, 08 Nëntor 2022 / B O

Fund dramatik në boks, boksieri bie në koma nga goditja e fuqishme, rivali feston në stilin e Ronaldos

Ndeshja e boksit mes kubanit David Morrel dhe kazakut Aidos Yerbossynuly , e vlefshme për titullin WBA në kategorinë super të mesme, pati një përfundim dramatik.

Në raundin e dymbëdhjetë, boksieri kazak u rrëzua në tapet, duke i rënë të fikët dhe duke e detyruar arbitrin të pezullonte ndeshjen dhe të sigurohej për gjendjen e tij.

Ambulanca e çoi menjëherë Yerbossynuly në Qendrën Mjekësore të Qarkut Hennepin. Gjendja e tij u shfaq menjëherë e rëndë. Menaxheri shpjegoi se boksieri u operua për një hemorragji në tru dhe u vendos në koma të induktuar.

Kubani, pavarësisht se kishte vënë re gjendjen e kundërshtarit, fillimisht e tallte atë , dhe më pas e goditi me një goditje shumë të fortë në të djathtë. Në fund ai festoi me një kërcim si Cristiano Ronaldo./Indeksonline/