75 Mall Live Search
22:43 / E Diele, 08 Nëntor 2020 / C E

Fund dramatik në “San Siro”, Milani merr një pikë ndaj Veronës

Milani ka barazuar me Veronën me rezultat 2-2 në ndeshjen e xhiros së shtatë të Serie A.

Rosonerët morën një pikë në këtë sfidë pasi ishin në disavantazh 0-2 në fillim të pjesës së parë, shkruan Indeksonline.

Dy golat për Veronën i shënuan Barak në minutën e gjashtë dhe Calabria autogol në minutën e 19-të.

Golin e parë për Milanin e realizoi Magnani në portën e tij në minutën e 27-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Ibrahimovic në minutën e tretë shtesë.

Suedezi humbi një penallti në minutën e 65-të derisa Milanit iu anulua nje gol në minutën e 90-të.

Me këtë barazim, Milani mbetet në krye me 17 pikë derisa Verona është e teta me 12 pikë. /IndeksOnline/