75 Mall Live Search
23:42 / E Martë, 09 Mars 2021 / C E

Fund dramatik në Torino, Porto eliminon Juventusin nga Liga e Kampionëve

Juventus është eliminuar nga Liga e Kampionëve edhe pse ka mposhtur Porton me rezultat 3-2.

Porto ka kaluar në çerekfinale falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë, shkruan Indeksonline.

Ndeshja e rregullt përfundoi me rezultat 2-1 në favor të Zonjës së Vjetër.

Portugezët kaluan të parët në epërsi me golin e Sergio Oliviera në minutën e 19-të të ndeshjes.

Dy gola të Chiesas (49’ dhe 63’) i dhanë epërsi italianëve dhe ndeshja shkoi me shtesa.

Në minutën e 115-të, Sergio Oliviera shënoi një gol të bukur.

Juve u kundërpërgjigj për dy minuta me anë të Rabiot por që nuk mjaftoi ta shmang eliminimin. /IndeksOnline/