09:08 / E Premte, 20 Tetor 2017 / indeksADMonline

“Fundi i marrëveshjes bërthamore me Iranin, përkeqëson raportet me Korenë e Veriut”

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump rrezikon të përkeqësojë raportet me Korenë e Veriut nëse Uashingtoni përfundon një marrëveshje bërthamore me Teheranin, tha ish-Sekretari i Shtetit  John Kerry .

Kerry, i cili negocioi marrëveshjen e vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive botërore, foli një javë pasi Trump nuk pranoi të vërtetonte se Teherani është duke respektuar paktin.

“Nëse doni të negocioni me (udhëheqësin e Koresë së Veriut) Kim Jong Un dhe qëllimi juaj është të shmangni luftën dhe të përpiqeni të jeni në gjendje të keni një rezolutë diplomatike, gjëja më e keqe që ju mund të bëni është të kërcënoni për të shkatërruar vendin e tij në Kombet e Bashkuara”, tha Kerry.

Ai diskutoi për këto çështje në një leksion privat të mbajtur në Institutin Graduate të Gjenevës.

“Dhe së dyti, nëse shkatërroni marrëveshjen që tashmë është bërë, mesazhin që do të përçoni është mos bëni një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, sepse ata nuk do ta mbajnë fjalën e tyre,” tha ai.

“Pra, skenari i Trump ‘le të heqim qafe marrëveshjen’ është shumë e dëmshme dhe e rrezikshme”, tha Kerry./AktivPress