Fundi i një epoke, Nora Gjakova i jep fund karrierës së saj në xhudo
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka vendosur t’i jap fund karrierës në xhudo.
Këtë e konfirmoi trajneri i saj për shumë vite, Driton Kuka në një postim në “Facebook”, ku publikoi edhe mesazhin që e dha ajo.
“Sot në ditën e fundit te vitit 2025 po e përmbylli nje kapitull te rëndësishëm që për mu ka qenë e gjithë jeta ime deri tash, po e përfundoj karrierën time si sportiste. Une jam rrit dhe kam marr frymë me sportin e xhudos dhe jom e lumtur qe e kom jetu andrrën teme. Sfidat, humbjet dhe fitoret do të mbesin vetëm kujtime të paharrrueshme për mu sepse me kanë bo një ndër sportistet më të sukssesshme shqiptare dhe mbi të gjitha njeriun që jam sot. Jam mirënjohëse për këtë rrugetim te bukur qe e kam pas dhe ndihem e përmbushur me gjithçka që kam arritë gjatë këtyre 23 viteve karrierë në sport. Faleminderit që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi: familjes për hapat e parë në sport dhe për mbështetjen e vazhdueshme, Tonit që më ngriti si sportiste deri në titullin më të lartë të Kampiones Olimpike, shokeve dhe shoqeve te Klubit Ippon në Pejë për çdo ndeshje e perkrahje, shtetit tim Kosovës për nderin edhe krenarinë qe ma dha për me e perfaqësu dhe të gjithe shqipëtarëve kudo që janë për përkrahjen nder vite. Faleminderit të gjithëve që më keni qëndru afër”, shkroi Gjakova.
Gjakova, në karrierën e saj ka fituar medalje të shumta, me suksesin më të madh medaljen e artë në Lojërat Olimpike Verore, Tokio 2020./IndeksOnline/

