75 Mall Live Search
09:17 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

Fundi i një legjende

Epoka e Sergio Busquetsit në futboll po vjen drejt fundit.

Sipas “TJ Cope”, spanjolli do të pensionohet në fund të këtij viti, pikërisht pas përfundimit të sezonit në MLS.

Busquets nisi karrierën e tij te Barcelona, ku ishte pjesë e akademisë së famshme të klubit katalanas, “La Masia”.

Ai debutoi me skuadrën e parë në vitin 2008 dhe gjatë 15 viteve të tij me “Blaugranat”, ai të fitojë gjithçka mes tyre edhe dy “Tripleta”, në vitet 2009 dhe 2015.

Busquets, së bashku me Messin, Suarezin dhe Jordi Alban, do të tentojnë të fitojnë trofeun e fundit së bashku, ku janë një fitore larg kualifikimit në play-off./IndeksOnline/