75 Mall Live Search
13:57 / E Premte, 07 Janar 2022 / B O

Fundi i një suksesi, aktorja kosovare përfundon xhirimet e serialit në Turqi

Arbnora Ademaj ka përfunduar xhirimet në serialin turk “Kirik Hayatlar”. Aktorja kosovare ka përmbyllur një periudhë suksesi në Turqi.

Larg familjes e vëmendjes, bukuroshja pejane zgjodhi Turqinë për të vazhduar karrierën e saj.

Debutimi i saj u mirëprit dhe pati suksesi duke luajtur rol të rëndësishëm kreh emrave eminent të kinematografisë turke.

Qindra episode, shumë drama, skena, vuajtje, lodhje, por të gjitha me rezultat të dëshiruar, përshkruajn fundin e Arbnorës në Turqi.

Një falënderim të veçant, Ademaj ka patur për menaxherin e saj të cilit ia dedikon suksesin./Indeksonline/