12:02 / E Enjte, 04 Janar 2018 / indeksADMonline

Fundi i Sinishas

Torino ka shkarkuar trajnerin Sinisa Mihajloviq pas humbjes në derbi me Juventusin në Kupën e Italisë.Mediat italiane shkruajnë se ky vendim i është komunikuar trajnerit me të përfunduar ndeshja.

Presidenti i Torinos, Urbano Cairo, i cili e ka mbrojtur në shumë trajnerin serb, këtë radhë nuk ka mundur të rezistojë më gjatë, pasi edhe rezultatet në Serie A nuk kanë qenë të kënaqshme.

Lajmi është zyrtarizuar tani edhe në faqen zyrtare të skuadrës./Indeksonline/