“Fundi i ujërave të zeza për Kaçanik dhe Ferizaj”, bëhen bashkë kryetarët, Agim Aliu dhe Besim Ilazi

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu dhe ai i Kaçanikut, Besim Ilazi kanë zhvilluar një takim të rëndësishëm.
Ata kanë diskutuar rreth çështjes së ujërave të zeza për dy komunat.
Aliu tregoi se me Ilazin biseduan rreth ecurisë së projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë.
“… e për të cilën pata zhvilluar muaj më parë edhe një vizitë në Hungari”.

Postimi i plotë:
Fillimi i fundit të sfidave me ujërat e zeza për Ferizajn e Kaçanikun
Sot mirëprita në zyrën time, mikun tim, Kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, nënkryetarin Ylber Bajra dhe drejtorin e financave, Bahri Selimi, me të cilët biseduam mbi ecurinë e projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, shtytëse e së cilës është Komuna e Ferizajt për lidhjen e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Hungarisë, e për të cilën pata zhvilluar muaj më parë edhe një vizitë në Hungari. Tashmë marrëveshja ka përfunduar, është në Kuvend për ratifikim, andaj bashkërisht, kërkojmë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, që sa më parë të ratifikoj këtë marrëveshje ndërkombëtare.
Realizimi i këtij projekti ndikon në trajtimin e ujërave të zeza përveç Ferizajt edhe në Kaçanik, duke i dhënë kështu zgjidhje afatgjate problematikës së deritanishme.