75 Mall Live Search
19:05 / E Mërkurë, 03 Korrik 2024 / S Z

Fundi tragjik i 33-vjeçares: Katër fëmijët mbetën jetim e në rrugë, burri tregon për amanetin e saj që të vegjlit t’i bëjë me kulm mbi kokë

Njomëza Thaqi-Ferati, 33-vjeçare nga Malisheva, nuk e pati fatin, që t’i rrisë, edukojë e shkollojë katër fëmijët e saj, që aq shumë i deshi.

Ajo, pati një fund tragjik. Ndërroi jetë, disa ditë më parë në Tiranë, pas disa intervenimeve shëndetësore që i kishte pasur. Një në Prishtinë e një në Tiranë.

Burri e katër fëmijët e Njomzës, tashmë kanë mbetur në rrugë. Kushtet financiare ata i kanë tmerrësisht të këqija.

Amaneti i 33-vjeçares, ka qenë që fëmijët e saj të kenë një kulm mbi kokë. Ata sot, po e kërkojnë ndihmën e të gjithëve, për ta pasur një kulm mbi kokë.

Për të gjithë ata që duan dhe kanë mundësi ta ndihmojnë këtë familje, më poshtë gjeni informatat;

BERAT FERATI Nr i kontaktit: 049300834

lban Nr: XK051960293566321114