20:58 / E Premte, 03 Korrik 2020 / indeksADMonline

Fundjava me mot më të freskët, rrebeshe shiu dhe bubullima

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme me mot jostabil dhe më të freskët. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe bubullima. Nga e mërkura intervale më të gjata me diell.

4.07 – Vransira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi edhe për breshër.

5.07 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite më vonë dhe në mbrëmje mundësi për ndonjë rrebesh shiu dhe bubullimë.