75 Mall Live Search
19:29 / E Premte, 27 Mars 2020 / indeksADMonline

Fundjava me mot me vranësira dhe diell

Sipas Prishtina Weather, në fundjavë do të kemi mot me vranësira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat në rritje.

27.03.2020 – Në ditët e fundjavës vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët, të cilat do të kushtëzojnë mot me vransira, e ditën e diel edhe me intervale me diell. Vende-vende ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu, sidomos ditën e shtunë. Temperaturat do të jenë në rritje përreth vlerave mesatare.


Nga dita e martë, sipas parashikimeve të fundit, masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit pritet të zbresin mbi rajon, ku do të sjellin mot të ftohtë, e ditën e mërkurë mundësi edhe për reshje të dobëta bore dhe shiu.

Koncentrimi i pluhurave shkretinor që kanë filluar të depërtojnë gjatë ditës së sotme, do të mbetet i lartë edhe ditëve në vijim, megjithëse me një tendencë të rënies, kështu që vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten ndërmjet atyre mesatare dhe të pashëndetshme.

28.03 – Kryesisht me vransira. Paradite në jug të vendit mundësi për riga lokale shiu.
29.03 – Vransira dhe intervale me diell.
30.03 – Vransira dhe intervale me diell. Pasdite mundësi për riga lokale shiu.
31.03-1.04 – Ditën e martë, më ftohtë dhe kryesisht me vransira. Të mërkurën mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Mundësi për reshje bore dhe shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri në 4C, e maksimalet nga 11C deri në 14C. Nga dita e martë do të pësojnë rënie, minimalet deri në -2C, e maksimalet në 3C deri 5C.


Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s.


Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.