Fundjava pritet të jetë e nxehtë

Mot stabil po mbetet përgjatë fundjave, kryesisht me kthjellime e diell. Të shtunën temperaturat maksimale shënojnë një rritje më të ndjeshme në 27C e 29C. Minimalet zbresin në 7C e 12C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 5-11m/s.
Temperatura më të larta po parashihen ditën e diel dhe në ditët e para të javës vijuese, ku maksimalet kalojnë mbi 30C, deri në 32C në pjesë të vendit. Do të dominojnë kushte stabile, me kthjellime e diell.
Të mërkurën kalojnë më shpesh vranësira, me mundësi për të reshura vonë gjatë mbrëmjes. Nga dita e diel edhe erërat ndryshojnë drejtimin në juglindore, e frynë të lehta dhe mesatare 2-7m/s