75 Mall Live Search
08:22 / E Shtunë, 03 Gusht 2019 / indeksADMonline

Fundjavë e freskët, shi dhe rënie të temperaturave

Moti në vendin tonë sot pritet të jetë i ndryshueshëm me intervale kohore me diell dhe vranësira.

Po ashtu, në disa vende meteorologët paralajmërojnë edhe reshje shiu të shoqëruar me shkarkime rrufesh.

Temperaturat sot pësojnë rënie të ndjeshme çka sjell edhe një freskim të motit në krahasim me ditët e fundit.

Temperaturat minimale për sot janë 16 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet do të shkojnë deri në 26 gradë celsius.

Mot i ngjashëm pritet të na shoqëroje edhe gjatë ditës së nesërme.