75 Mall Live Search
08:29 / E Shtunë, 11 Maj 2019 / indeksADMonline

Fundjavë e pensionimeve – Dy legjenda të Premier Ligës e lënë futbollin

Robin Van Persie, legjenda e Arsenalit dhe e Manchester United do të luaj ndeshjen e fundit në futbollin profesionist këtë të dielë kundër Ado Den Haag.

Sulmuesi holandez ka vendosur që të pensionohet nga futbolli në moshën 35 vjeçare. Ai pati një karrierë 18 vjeçare të mbushur me tituj e gola të shumtë. 

Ai për momentin po luan për ekipin e Feyenoord, tek ekipi i cili bëri debutimin në vitin 2001.

Përveç Van Persies, futbollit do t’i largohet edhe legjenda e Manchester Cityt, Yaya Toure. Ai lajmëroi që nga kjo fundjavë nuk do të jetë më futbollist profesionist.

Yaya në karrierën e tij luajti për dy ekipe të mëdha si Barcelona dhe City, ku arriti të fitoi trofe të shumtë.

Statistikat e tij në sezonin 2013/14 do të mbahen mend gjithmonë. Në atë sezon mesfushori kishte shënuar 20 gola dhe kishte dhuruar 9 asiste./Indeksonline/