75 Mall Live Search
22:35 / E Enjte, 14 Prill 2022 / MSH

Fundoset anija luftarake e Rusisë

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë thotë se anija e saj raketore Moskva është mbytur, raporton BBC.

Ukraina pohon të ketë sulmuar anijen, ndërsa Rusia pretendon se municioni ka bërë që ajo të hidhet në erë.

Moskva thuhet se po tërhiqej në Krime për riparime, teksa ishte e mbushur me municion.

Në një deklaratë, departamenti ushtarak rus tha: “Gjatë tërheqjes së kryqëzorit Moskva në portin e destinacionit, për shkak të dëmtimit të trupit të marrë gjatë zjarrit nga shpërthimi i municioneve, anija humbi stabilitetin”.

Ajo u fundos për shkak të kushteve klimatike detare.