75 Mall Live Search
15:02 / E Diele, 05 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Fundoset Liria, mposhtet edhe nga Fushë Kosova

Fushë Kosova e ka fituar derbin e mbijetesës në Superligën e Kosovës.

”Pampurat” fituan si nikoqire e Lirisë, me rezultat 2-0, shkruan IndeksOnline.

Dominik Ivkic në minutën e 58-të dhe Osman Meziu në të 79-tin, ishin golashenues të kësaj ndeshje.

Me këtë fitore, Fushë Kosova ngritet në vendin e nentë në tabelë me 10 pikë, duke e zbritur Lirinë në vendin e fundit me 8 pikë./IndeksOnline/