15:11 / E Premte, 15 Nëntor 2019

Fundviti, vjen me shumë dhurata nga Tango+

Produkti më i ri në tregun e pijeve në Kosovë, Tango+ ka vendosur ti shpërblejë konsumatorët me shumë dhurata për festat e fundvitit. Tango+, do të dhurojë gjashtë iPhone 11 Max Pro, gjashtë Samsung tabletë, gjashtë frigoriferë “Beko”, gjashtë lavatriqe “Beko”, gjashtë Samsung Smart TV, gjashtë Sony PlayStation 4, dhe gjashtë pushime në Banjsko.


Loja shpërblyese do të zhvillohet në pika të ndryshme shitëse ku gjenden pijet e Tango+.

Të gjithë konsumatorët që blejnë tango+, kuponin fiskal me emër, mbiemër dhe numër të telefonit mund ta vendosin në kutinë e lojës shpërblyese që gjendet pranë arkave.

Me të vendosur kuponin fiskal në kuti, ata bëhen pjesë e lojës së madhe shpërblyese.


Çdo konsumator mund të merr pjesë, mjafton vetëm te blejnë të paktën një produkt Tango+.

Loja shpërblyese nga Tango+ fillon më 15 nëntor dhe mbaron më 30 dhjetor.Çdo të hënë duke filluar nga data 25 nëntor do të shpërblehen shtatë fitues të shtatë dhuratave të ndryshme.


Tango+ është lansuar në gusht të këtij viti dhe ofron 7 lloje të pijeve freskuese me fruta, me paketime të mëdha dhe të vogla të përshtatshme për fëmijë.


Shijo festat me Tango+