11:08 / E Martë, 29 Gusht 2023 / AR

Funerali i Prigozhin mbahet sot nën masa të rrepta sigurie

Oficerët e zbatimit të ligjit në Rusi janë parë duke ruajtur një varrezë në Shën Petersburg, ndërsa shtohen spekulimet se funerali i Yevgeny Prigozhin mund të mbahet sot.

Siguria ishte e rreptë rreth hyrjes së varrezave Serafimovskoe këtë mëngjes, por disa njerëz u fotografuan duke u përpjekur të hynin në varreza me lule.

Ngjarjet vijnë pasi ditët e fundit u shfaqën fotografi të publikut, duke kryer homazhe dhe lënë lule e qirinj në një vend përkujtimor për Prigozhin në Moskë.