18:57 / E Enjte, 18 Janar 2018 / indeksADMonline

Fuqia e aktiviteteve fizike mbi shëndetin e njeriut

Një shëtitje e shpejtë ose çiklizmi çdo ditë, ju mbrojnë nga sulmet në zemër, sulmi në tru apo edhe kanceri- madje edhe nëse jeni me mbipeshë.

Një studim ku morën pjesë më shumë se 10 mijë njerëz, u gjet se ata që nuk merren me fitnes apo kanë aktivitet të ulët fizik, kanë nivele më të larta të inflamacionit, pavarësisht nga indeksi i masës trupore, transmeton Indeksonline.

Inflamacioni është i njohur për të luajtur një rol në të gjitha sëmundjet kryesore që shpijnë drejt vdekjes, duke përfshirë këtu edhe kancerin.

Duke pasur yndyrë të tepërt në zonën e barkut- e njohur ndryshe edhe si yndyrë e brendshme- është e lidhur me zemrën dhe me diabetin e tipit 2.

Gjetjet kanë thënë se njerëzit mund ta zvogëlojnë këtë përmes aktivitetit fizik ditor./Indeksonline/