20:11 / E Martë, 10 Tetor 2017 / indeksADMonline

Fuqia e vërtetë e ushtrisë së Koresë së Veriut

Analisti i çështjeve të sigurisë, Ilir Kulla i ftuar në studion e “360 Gradë” në Ora News tregon se cila është fuqia ushtarake e Koresë së Veriut.

Kulla: Koreja e Veriut ka nëndetëse po aq sa Shtetet e Bashkuara, nuk janë aq moderne por ndoshta më shumë. Po aq sa Kina. Koreja e Veriut është ushtria e katërt ose e pestë në botë. Ka rreth 1 e 100 mijë ushtarë aktiv. Ka rreth 6 mln ushtarë rezervë. Koreja e Veriut është ushtria me arsenalin kimik më të lartë dhe është një fuqi shumë e madhe e tipit ushtarak klasik.

Ka 4100 tanke që për atë rajon është fuqia më e madhe rajonale. Kemi të bëjmë me një kërcënim real dhe mund të ndodhë edhe nesër. Kufiri me Korenë e Jugut është kufiri më i militarizuar i botës dhe jo rastësisht Koreja e Jugut dhe Japonia kanë plane konkrete për shpërthimin e ndonjë konflikti.

 

/Ora News.tv/