75 Mall Live Search
19:08 / E Diele, 04 Nëntor 2018 / k.v

Fuqizohet Nisma e gruas socialdemokrate

Nisma e gruas socialdemokrate po vazhdon takimet e punës në të gjitha komunat e Kosovës me strukturat e gruas anekënd, udhëhequr nga kryetarja e gruas së NISMA’s, Valdete Dushica-Bajrami.

Qëllimi i këtyre takimeve është që të fuqizohen edhe më shumë strukturat e gruas nëpër komuna të Kosovës.

Sot u zhvillua takim me gratë në Drenas, Skenderaj dhe Fushë Kosovë, ku u takuan gratë e degëve dhe nëndegëve të këtyre komunave dhe u diskutua për shtrirje dhe fuqizim të frymës socialdemokrate dhe avancim të rolit të gruas në të gjitha proceset e rëndësishme.

Paraprakisht, struktura e gruas së NISMA’s ka zhvilluar takime edhe në komuna tjera dhe këto takime pune do të vazhdojnë duke përfshirë të gjitha komunat e vendit./Indeksonline/

Temat: