10:10 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Furgoni i aksidentuar në Prishtinë, 9 persona të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar në aksidentin e sotëm në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.

Ky aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një automjet i llojit furgon ka dal nga rruga dhe është futur brenda një dyqani skaj rrugës.

Sipas Policisë së Kosovës të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendër Klinike Universitare të Kosovës.

Kurse, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në stacionin policor, i cili tashmë është duke u intervistuar. /Indeksonline/