75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 18 Mars 2019 / indeksADMonline

Furnizimi me flamuj, kësaj ministrie i kushtojë gati 32 mijë euro!

Ministria e Administratës Publike ditë më parë ka arritur të nënshkruajë kontratën e radhës.

Furnizmi me flamuj të jashtëm dhe të brendshëm për të gjitha institucionet e IRK-ve, këtij dikasteri qeveritar i ka kushtuar mbi 31 mijë euro- shkruan Indeksonline.

Në kontratë bëhet e ditur se kohëzgjatja është prej 36 muaj, derisa theksohet se vlera e përgjithshme e kontratës është 31 mijë e 867,00 euro.

Kurse, tenderi me çmimin më të lartë ka qenë 33 mijë e 700,80 euro.

Tenderi në fjalë i është dhënë N.T.SH “Nord”. /Indeksonline/