Furnizimi me Ultrazë për QKMF i kushton shumë komunës së Obiliqit!
Me fillimin muajit gusht, komuna e Obiliqit ka nënshkruar kontratën më të re.
Kjo komunë, këtë herë ka kurorëzuar një marrëveshje për furnizim me ultrazë, shkruan Indeksonline.
Titulli i kontratës i dhënë nga autoriteti kontraktues “Furnizim me Ultrazë”,, për QKMF-në në Obiliq, ka kushtuar hiç më pak se 17.950,00 euro.

Në kontratë bëhet e ditur se vlera e parashikuar se saj ka qenë 20.000,00 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.Sh.T “Made- Kos”.
Tutje, në këtë kontratë nuk është se janë dhënë detaje tjera për numrin apo cilësinë e tyre. /Indeksonline/