75 Mall Live Search
00:32 / E Martë, 06 Gusht 2019 / indeksADMonline

Furnizimi me ushqim për FSK-në, i kushton MM-së rreth 1.5 milionë euro

Ministria e Mbrojtjes ka finalizuar kontratën e radhës për këtë vit.

Këtë herë, minstria që drejtohet nga Rrustem Berisha ka lidhur marrëveshje sa i përket furnizmit, përgatitjes si dhe shërbimit të ushqimit për nevoja urgjente të FSK-së dhe MM-së.

“Qëllimi i kontratës është që të përcaktohen kushtet që rregullojnë dërgesat e mallrave të shënuara më poshtë AK dëshiron të hy në marrëdhënie kontraktuale urgjente me një kontraktor i cili do të bëjë furnizim me artikuj ushqimor përgatitjen e këtyre artikujve si dhe servimin e tyre ç’do dite sipas menysë dhe kërkesës nëper kuzhinat e FSK-se dhe sipas nevojës edhe ne teren brenda territorit te Republikës se Kosoves”, thuhet mes tjerash në përshkrimin e shkurtër të kontratës, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 1.500.00,00 eu, derisa e njëjta është arritur të kurorëzohet për 1.486.000,00 euro dhe do të zgjasë hiç më shumë se 6 muaj.

Kontrata në fjalë i është besuar operatorit ekonomik “Beni Dona Plast”, Sh.P.K. /Indeksonline/