“Furnizohu sot, dhuro shpresë nesër”

Muaji Rozë Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, dhe këtë vit IP Petrol i bashkohet kësaj kauze me një fushatë speciale:
“Furnizohu dhe Ndihmo”.
Që nga 1 Tetori deri më 31 Tetor, çdo klient i IP Petrol bëhet pjesë e kësaj nisme thjesht duke furnizuar makinën e tyre.
Për çdo litër karburant që furnizoheni gjatë muajit Tetor, IP Petrol do të dhurojë gjysmë cent në çdo litër për ndihmë në kauzën e kancerit të gjirit. Sa më shumë të furnizoheni, aq më shumë ndihmë arrijmë të ofrojmë së bashku për komunitetin tonë!
Si Mund të Ndihmoni?
🚗 Furnizohuni në çdo pikë të IP Petrol gjatë muajit Tetor!
❤️ Çdo litër i furnizuar = më shumë ndihmë për persona të prekur nga kjo sëmundje!
🤲 Bashkohuni me ne për të ndihmuar!
Kush përfiton?
Gratë dhe komuniteti – përmes fondeve të mbledhura, të cilat do të përdoren për:
Mbështetje të programeve për vetëdijesim mbi kancerin e gjirit.
Mbështetje për kontrolle parandaluese dhe aktivitete sensibilizuese.
Mundësisht, ndihmë direkte për organizata që punojnë me gratë e prekura.
⌛ Periudha e kampanjës nga data 01.10.2025 – 31.10.2025
Donacionet e mbledhura do të dhurohen në:
Me çdo litër të furnizuar, ju bëheni pjesë e kësaj iniciative humanitare!
IP Petrol – Karburanti që ndez motorin tuaj, bamirësia që ngroh zemrat e të tjerëve.