18:52 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Furrëtarët në Shtime ndihmojnë 80 familje në nevojë me bukë për një muaj

 Furra Hasi, Furra Alushi, Furra Drini i Bardhë, Furra Endriti, Furra Berlini 1 dhe 2 dhe Furra Tradita, bëhen bashkë që t’i dalin në ndihmë 80 familjeve në nevojë të Komunës së Shtimes për furnizim me bukë të freskët cdo ditë për një muaj.

Disa nga përfaqësuesit e furrave të komunës sonë, që kanë shfaqur gatishmërinë e tyre për të ndihmuar, janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës Naim Ismajli, i cili i falenderoi furrtarët që morën këtë iniciativë, sepse natyrisht kjo është një ndihmë dhe lehtësim për ato familje në këto kohë të vështira.

Kryetari Ismajli edhe njëherë ka përshëndetur këtë solidaritet të qytetarëve e të bizneseve për humanitetin e treguar në këto kohë të vështira.