13:22 / E Premte, 21 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Fury apo Wilder, ja kush e fiton meçin sipas Luan Krasniqit

Mëngjesi i së dielës do të lind në Kosovë me një meç të madh në boks. Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të jenë përsëri në ring.

Kësaj radhe, dy boksierët nga më të mirë në botë do të sfidohen përsëri në një meç që premton shumë më shumë se herën e parë, shkruan Indeksonline.

Ish-boksieri kosovar, Luan Krasniqi mendon se Fury do të jetë fitues në këtë përballje.

“Unë mendoj se nuk ka meç më të madh në boks kohëve të fundit se sa ky. Jam i emocionuar para kësaj përballje. Mendoj se Fury do të jetë fituesi. Për mua, thjesht ai është boksieri më komplet” ka thënë Krasniqi./Indeksonline/