Fury e nis luftën me Joshuan: Vetëm tre raunde ose dorëzohem

Tyson Fury (32-vjeçar) ka filluar luftën me Anthony Joshuan (31-vjeçar) përmes rrjeteve sociale.
Fury dhe Joshua priten të rrahën gjatë këtij viti në Arabinë Saudite, shkruan IndeksOnline
Përmes rrjeteve sociale këtij meçi ia vë ‘flakën’ Tyson Fury, duke thënë se në raundin e tretë do ta rrëzojë përtokë Joshuan.
“Nëse Joshua nuk bie për tokë në raundin e tretë, unë do të largohem në korner dhe do të tërhiqem nga ringu”, ka thënë Fury
Një nga luftërat më të mira të viteve të fundit mund të zhvillohet gjatë verës në Arabi me një marrëveshje gjigante mes dy boksierëve. Ashtu siç po raportohet, dy boksierët britanik priten t’i fitojnë nga 75 milionë euro./IndeksOnline/