75 Mall Live Search
22:14 / E Hënë, 04 Tetor 2021 / OSH

Fury e vlerëson lartë Wilderin: “Ai është më i rrezikshmi në kategorinë tonë, jam duke u ndeshur me një bombë atomike”

Boksieri anglez, Tyson Fury e ka vlerësuar lartë Deontay Wilder para ndeshjes.

Ai ka kërkuar nga tifozët e boksit që të mos e nënvlerësojnë Wilderin përkundër se ka humbur një lojë, transmeton Indeksonline.

“Shumë njerëz po shkruajnë e nuk po e vlerësojnë Wilderin. Ata po e shohin atë si një dështak, sikurse ai nuk mund të luftoj dhe se ai është i padobishëm. Nuk mund të bëni këtë”

“Deontay Wilder është më i rrezikshmi në kategorinë tonë. Bëni bashkë të gjithë boksierët tjerë të kësaj kategorie dhe nuk mund të jenë të rrezikshëm sikurse Wilderi.”

“Pra, me këtë lloj personi do të ndeshem. Unë jam duke luajtur kundër një bombe atomike. Sa herë që shkoni në ring me Wilderin, ju jeni duke luajtur me rrezikun.”

“Kjo është hera e tretë që po ndeshem me të dhe çdo herë e më shumë ai ka qenë më i rrezikshëm. Ai është shumë i rrezikshëm, ka fuqi të madhe dhe mund të mbyll distancën shpejt.”

“Shumica e boksierëve duhet të ju godasin 5 herë për të ju nokautuar kurse Wilderi i duhet vetëm një çerek goditje dhe mund të ju nokautoj.”

“Wilderi është ndeshja më e rrezikshme e imja që nga ndeshja me Klitschko”, tha Fury./Indeksonline/